Bardhi u largua ditën e djeshme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pasi vëllai i tij kishte hyrë brenda në shtëpi dhe i tregoi se ëma nuk e ka të mirë gjendjen shëndetësore.
Pas njoftimit të të vëllait, reperi i njohur nga Kumanova vendosi që të linte përgjysmë garën.
Megjithatë, dalja e papritur e Bardhit u pa si e dyshimtë, shumë prej të cilëve komentuan në rrjete sociale se kishte arsye të tjera.
Ai ka thyer heshtjen teksa ka publikuar një fotografi të nënës së tij nga spitali.
“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam. I lumtur që je më mirë”, nis postimi i artistit.
“Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës.
Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, vazhdon tutje ai.