“Big Brother VIP 3” pritej të niste brenda këtij viti. Dhe u duk se përgatitjet kanë filluar. Ishte producentja Sara Hoxha ajo e cila tregoi para pak ditësh se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së famshme. Sara publikoi në Instagram një foto ku shihej motra e saj Lori Hoxha me një bashkëpunëtore në oborrin e shtëpisë së BBV. Siç shihej në sfond, punimet kanë nisur dhe na bëri të mendojmë se reality-show mund të jetë shumë afër.
Mirëpo, në fakt programi do nisë në 2024. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në Instagram, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.
Në postim shfaqen disa sy në ngjyrë ari dhe 2024.