Ish-banorja e BBVA, Sara Gjordeni, pasi pati një konflikt me konkurrenten tjetër Françeskën, u përjashtua nga loja.
Një reagim i menjëhershën ka ardhur nga Sara në rrjetet e saj sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.
“Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme siç edhe mesa shoh, është vënë re edhe nga ju.
Unë nuk e mbaj veten për vajzë e cila kam fjalor të pasur ofendimesh.
Rritur në një shtëpi me burra, arrita tek “veprat”. Të cilat, e pranoj nuk ishin të hijshme, por, i qëndrova fjalës që thashë se nuk i falja asnjë ofendim.
Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e pasojës, jo të shkakut, dhe peshku qelbet nga koka.
Që do të thotë duhej dënuar edhe shkaku, jo vetëm pasoja, përfaqësuar nga unë në këtë rast” – shkroi ajo në InstaStory.
Më pas Sara ka kërkuar ndjesë publikut duke shkruar: “Kërkoj ndjesë publike për agresivitetin që përmbante veprimi im, por, askush në vendin tim, ju siguroj do të kishte dalë nga vetja në një mënyrë, apo në një tjetër, kur ofendimet e padrejta arrijnë atë lloj caku”.
“Të paktën dola nga ajo shtëpi si një banore e cila nuk sulmoi askënd e para, dhe kjo ishte shenjë e vetëbesimit tim të lartë.” – përfundoi Sara.