Si rrallëherë, Arbana zbulon fytyrën e të bijës me ndjekësit! (Foto)

Arbana ka ndarë një foto galeri nga restoranti i saj. Mes miqsh klientja më e veçantë duket që është vajza e saj, Zoi. Si rrallë herë ajo ndan një foto të saj me ndjekësit në faqen e saj të Instagramit.

Arbana prej disa javësh ka hapur dhe restorantin e saj “Bana’s”, që mesa duket ka mjaft sukses.

Në rrjet u aludua dhe një krisje mes raportit të Arbanës me Lori dhe Sara Hoxhën, por një postim i tyre vuri pikat mbi i për raportin e tyre me moderatoren.

Ato postuan një foto nga restoranti i Arbanës.

Në foto galerinë e shpërndarë nuk mungojnë as miqtë e saj nga “Top Channel”, Xhemi Shehu dhe Eno Popi.

Leave a Comment