Ka ditë që kur u raportua se këngëtarja dhe moderatorja e njohur Big Mama është në lidhje me aktorin turk Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”.
Ani pse në lidhje me këto Bigu nuk ka dhënë ndonjë deklaratë qoftë për ta mohuar apo pohuar, shkruan “Kosovarja”.
Madje, si për ti shtuar mëdyshjet e lidhjes së tyre vlen të theksohet edhe pjesëmarrja e aktorit në klipin e ri të këngëtares.
Cilado të jetë e vërteta e lidhjes së tyre, duke parë Bigun në imazhin e fundit nuk e vëmë në faj “Cihanin” që mund të jetë dashuruar në këngëtaren.
Me një fjalë, edhe si çift janë shumë të përshtatshëm, pse jo?/Kosovarja/.